Manjani takohet me shefen e FMN-së

17/03/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u takua të enjten me shefen e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anila Tuladhar.

Manjani dhe Tuladhar biseduan mbi mënyrat e bashkëpunimit për përmirësimin e klimës së biznesit si dhe për përmirësimin e kuadrit ligjor mbi falimentin dhe përmbarimin.

Ministri i Drejtësisë informoi shefen e FMN-së për vendin tonë edhe mbi reformën në drejtësi.

Top Channel