Investimet në energjitikë, rrjet i ri në Sauk. Gjiknuri: Synimi, humbjet në 27%

15/03/2016 14:35

Sauku është një nga zonat më problematike në Tiranë sa i përket furnizimit me energji elektrike. Rrjeti i shpërndarjes daton para viteve ‘90, kur numri i banorëve në Selitë, Kodrën e Diellit dhe Sauk ishte i pakrahasueshëm me atë çfarë është sot.

Por një investim prej 250 milionë lekësh nga qeveria shqiptare synon të përmirësojë shërbimin për mbi 20 mijë banorë, duke ulur humbjet e energjisë në rrjet.

“Pas rekordit historik të vitit 2015, synojmë që këtë vit ta çojmë nën 30 për qind dhe duke kapur ato kuota që janë pjesë e planit të rimëkëmbjes financiare, me 27 për qind humbje”, deklaroi ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

“Afati i punimeve parashikohej të ishte fundi i majit, por me ritmet që ka punuar kompania synohet fundi i prillit”, tha nga ana tjetër drejtori i OSHEE-së.

Investimi parashikon ndërtimin e fiderit të ri dhe disa kabinave, duke synuar uljen e mëtejshme të humbjeve në Tiranë, që vitin e fundit ishin 24%.

Top Channel