Meta pret përfaqësuesit e FMN-së

10/03/2016 10:20

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta prit përfaqësuesit e FMN-së, shefen e Misionit për Shqipërinë Anita Tuladhar dhe Përfaqësuesi Rezident i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke.

U diskutua mbi ecurinë e marrëveshjes mes FMN-së dhe qeverisë shqiptare dhe mbi klimën ekonomike në vend.

Meta njohu përfaqësuesit e FMN-së me axhendën e reformave prioritare në vend.

Meta u shpreh në takim se “Reforma në Drejtësi është thelbësore për klimën e biznesit dhe për rritjen e besimit të investitorëve të huaj”.

Më tej, kryeparlamentari shtoi se “situata ekonomike në Evropë e detyron Shqipërinë ta rrisë mirëmenaxhimin e financave publik. Është e nevojshme një rritje e efikasitetit të politikave ekonomike në vend. Duhet të thellojmë bashkëpunimin me FMN për progresin e reformave ekonomike”.

Top Channel