FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Teksa Eurozona është në deflacion, Shqipëria po përballet me të njëjtin rrezik. Instituti i Statistikave raportoi se, në shkurt, inflacioni zbriti në kuotën 0.2 për qind, që është norma më e ulët në 13 vitet e fundit.
Efektin më të madh e dha ulja e çmimit të karburanteve, por veç këtij produkti, rënie çmimesh ka pasur edhe për veshjet, shërbimin shëndetësor, si dhe komunikimin. Ndërsa me rritje kanë qenë artikujt ushqimorë, kostot e arsimit, pijet alkoolike dhe cigarja, por rritja e çmimeve në këto grupe ka qenë e pamjaftueshme për ta çuar inflacionin në objektivin e Bankës së Shqipërisë, prej 3%.
Krahas efektit që vjen nga karburantet dhe uljes së kostove në shëndetësi, inflacioni i ulët diktohet edhe nga ecuria e plogësht e konsumit. Sipas INSTAT-it, pas dy tremujorëve me rënie, në tremujorin e tretë të 2015-s konsumi u rikthye në territor pozitiv, por rritja e tij mbetet ende e dobët, krahasuar me mesataren e viteve të kaluara.
Top Channel