FMN, mision në Tiranë; takime me autoritetet për financat e vendit

09/03/2016 13:15

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga shefja për Shqipërinë Anita Tuladhar, po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Kështu, paraditen e kësaj të mërkure përfaqësuesit e misionit kanë qenë në Ministrinë e Financave, ku janë takuar me kreun e këtij dikasteri, Arben Ahmetaj.

Mësohet se misioni i FMN-së do të qëndrojë në vend 2 javë, kohë gjatë së cilës do të zhvillojë takime me autoritete të shumta, për të analizuar gjendjen e financave publike, zhvillimet makro-ekonomike dhe situatën fiskale.

Në axhendën e takimeve është edhe një kokë më kokë me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Vizita e misionit të FMN-së vjen pas miratimit të këstit të radhës të kredisë që bordi i Fondit miratoi për qeverinë shqiptare, duke i hapur rrugë disbursimit të 72.4 milionë eurove dhe duke i çuar pagesat totale në rreth 226,8 milionë euro.

Top Channel