Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka akuzuar kryetarin aktual Erion Veliaj se mashtron opinionin publik duke promovuar projekte të nisura nga administrata e kaluar.
“Edhe sot, Veliaj përsëri gënjeu. Vesi del me shpirtin…thonë! Shkolla Qemal Stafa, një investim prej rreth 152 milionë lekësh, është inicuar, projektuar dhe ka nisur zbatimin nga administrata Basha”, ka thënë Bozdo në një reagim të tijin.
Ai e ka akuzuar Veliajn, që sipas tij s’ka ç’të tregojë sepse s’ka nisur asnjë punë dhe s’ka asnjë projekt, se vazhdon të mburret me punët e Bashës.
“E vetmja “punë” që ka nisur, atë tek Parku i Liqenit, po kundërshtohet fort nga qytetarët”, ka thënë Bozdo.
“Bëmat e Veliajt nuk kanë lidhje me punën, kanë lidhje vetëm me rryshfetin dhe korrupsionin, siç ishte çmimi i biletës, parkimi tek parku Rinia, betonizimi i Liqenit, dhjetëfishimi i taksave dhe tarifave. Këto janë “dhuratat” e Veliajt për Tiranën”, ka shtuar sekretari organizativ i PD.
Top Channel