Kukës, sekuestrohen 3 kg kanabis; arrestohen 5 persona

07/03/2016 08:10

Policia e Kukësit ka njoftuar finalizimin me sukses të operacionit “Hijet e natës“, duke sekuestruar 3 kilogramë kanabis dhe duke arrestuar 5 persona.

Në pranga janë vënë 19-vjeçari Shkumbin Muslikaj, 18-vjeçari Hasan Jupa, 20-vjeçari Alban Shuti, 17-vjeçari me iniciale R.J. dhe 34-vjeçari Imerli Muslika.

Arrestimi i  këtyre shtetasve  u bë pasi gjatë kontrollit  të ushtruar në mjetin tip Toyota, me targa AA 786 CD, në afërsi të spitalit Kukës,  iu gjetën dhe iu sekustruan rreth 3 kg lëndë narkotike e futur në një valixhe, të cilën po tentonin ta shisnin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA