Shkeljet e statutit të PS, Komisioni i Garancive dëgjoi firmëtarët e kërkesës

04/03/2016 00:00

Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste dëgjoi pretendimet e 3 prej 12 firmëtarëve të një kërkese, ku ngrihet shqetësimi për shkelje të 12 neneve të statutit.

Deputetet Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, së bashku me Mark Nikollin, ish-kryetar i këtij komisioni, parashtruan pretendimet e tyre për rreth 60 minuta në selinë e PS.

Arta Dade u shpreh e kënaqur nga kjo dëgjesë në komision dhe tha se, shpresonte që përgjigjja të formulohej përpara Kongresit. Ndërsa Alket Hyseni, kreu aktual i komisionit, u angazhua në dhënien e përgjigjes gjatë ditëve në vazhdim.

Top Channel