FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Pas bllokimit të përkohshëm, qeveria deklaroi se do të shkurtojë ndjeshëm kohën dhe procedurat për lejet e ndërtimit.
“Minimizimi i kohës dhe kostos për marrjen e lejeve të zhvillimit të ndërtimit, që është thembra e Akilit, ne synojmë që koha të ulet deri në 45 ditë”, thotë Bashkim Sykja nga Ministria e Ekonomisë.
Por ndërtuesit ankohen se nuk janë vetëm lejet që e kanë vënë në vështirësi sektorin, por edhe rritja e taksave.
“Nga një taksë 4 përqind e çmimit të ndërtimit, sot është një taksë 8 përqind e çmimit të shitjes së tregut dhe e përllogaritur në mënyrë matematikore është 15 herë më shumë”, deklaroi Nikolin Jaka, kryetari Dhomës së Tregtisë.
Në takimin e parë me ministren e re të Ekonomisë, bizneset listuan një sërë shqetësimesh, mes të cilave edhe ngërçin e Gjykatës Administrative.
“Struktura e kësaj gjykate është shumë e vogël dhe ka nisur radha dhe ne duhet të presim një vit për të shqyrtuar një çështje në Gjykatën Administrative”, u shpreh Luan Bregasi, president i Biznes Albania.
Për këtë, ministrja Ekonomi tha se qeveria do të ngrejë Avokatin e Biznesit.
“Ai të bëhet si bartës i të gjithë ankesës dhe pastaj të drejtojë zgjidhjen e ankesës kur ajo është e zgjidhshme brenda legjislacionit, kur ajo nuk është e zgjidhshme përmes legjislacionit, të bëjë presionin për ndryshimin e legjislacionit”, sqaroi ministrja Ekonomi.
Qeveria ka ndërmarë një plan kombëtar për të përmirësuar renditjen e Shqipërisë në klimën e biznesit.
Top Channel