Balla: Partia Demokratike, një opozitë pa vizion

04/03/2016 16:35

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke komentuar kërkesat e fundit të Partisë Demokratike ka deklaruar se, “kjo është opozita më pa drejtim dhe më pa busull në botë”.

“Sa për bojkotin e tyre, mos u habisni kur t’i shihni të enjten tjetër në seance plenare. Me vrap”, ka thënë Balla në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, ata “sot ikën sepse nuk rrinë dot pa drekë”. “Dhe ndërmjet drekës dhe Parlamentit, si gjithmonë ata zgjodhën drekën”, ka thënë Balla.

Top Channel