Balla flet për konsensus: Ka një material të përbashkët të palëve

04/03/2016 14:25

Kuvendi është ende në pritje të seancës për votimin e akteve nënligjore për dekriminalizimin, teksa afati i fundit është 6 marsi. Deputeti socialist Taulant Balla tha se orari i votimit në Kuvend do të njoftohet për të qënë të gjithë të pranishëm.

“Ka qënë një proces i vështirë. Nga ana jonë ka pasur gatishmëri për të finalizuar procesin”, është shprehur Balla. Ai tha se e rëndësishme është që u arrit konsensusi dhe ka një material të përbashkët të palëve.

Top Channel