Nëna dhe fëmija bien në kanal, i shpëtojnë 4 vetë

13/02/2016 16:35

Një video është publikuar në mediat ndërkombëtare e rrjete sociale, që tregon shpëtimin e një gruaje dhe fëmijës së saj pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në kanalin e Amstërdamit.

Katër persona u hodhën menjëherë në ujër për t’i ndihmuar, por pasi nuk arritën të thyenin xhamin e dritares me gur, njëri prej tyre mori çekiçin nga makina e tij për t’ia arritur.

Sipas mediave lokale, makina e gruas ishte parkuar anës lumit Shinkel kur filloi të lëvizte drejt kanalit.

Gruaja dhe fëmija thuhet se e kanë marrë veten, ndërsa personat që i shpëtuan janë përshëndetur si heronj nga të pranishmit përreth.

Top Channel