SHBA, humbin jetën 4 truproja të Hillary Clinton

31/12/2015 18:50

Katër agjentë të shërbimeve sekrete në Shtetet e Bashkuara, përgjegjës për sigurinë e ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton, kanë humbur jetën në një aksident rrugor.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave bëhet fjalë për dy agjentë meshkuj dhe dy femra.

Sipas burimeve, ata po udhëtonin me makinë gjatë një stuhije dëbore, kur papritur një automjet u ka dalë përpara duke u prerë rrugën.

Top Channel