Dagestan (Rusi), persona të armatosur sulmojnë turistët; një i vdekur

30/12/2015 00:00

Persona të armatosur qëlluan e vranë një turist, si dhe plagosën 11 të tjerë në citadelën e Derbentit në Dagestan, zonë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s në Kaukazin verior.

Turistët u sulmuan mbrëmjen e së martës, ndërsa gjendeshin përpara fortesës së qytetit, që konsiderohet një ndër më të hershmit në Rusi.

Pesë nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën. Dagestani është pllakosur prej vitesh nga një rebelim i nxitur prej islamikëve, çfarë i detyrohet pjesërisht separatizmit në Çeçeninë fqinje.

Ende nuk dihet me saktësi se kush qëlloi mbi turistët në Derbent, ndërsa agresorët u larguan nga vendngjarja me shpejtësi.

“Neë York Times” thotë se, vitin e kaluar, një pjesë e krerëve rebelë islamikë të rajonit hoqën dorë nga besnikëria e tyre ndaj al-Kaedës, në favor të Shtetit Islamik.

Drejtues të këtij të fundit kanë bërë thirrje për sulme në Rusi dhe perspektiva e një grupi të ri fanatikësh, që faniten në vend këtë herë nën flamurin e ISIS-it, ka mbjellë shqetësim në Kremlin.

Top Channel