Ndërron jetë vokalisti i Motorhead

29/12/2015 08:30

Vokalisti i grupit të famshëm Motorhead ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, vetëm dy ditë pasi mësoi se vuante nga kanceri.

Lemmy ishte themeluesi i bandës britanike në vitin 1975 dhe ka regjistruar me të plot 22 albume, përfshirë albumin “Ace of Spades”, duke u bërë një nga zërat më të njohur të muzikës botërore.

Grupi Motorhead shkroi në Facebook: “Miku ynë i mirë Lemmy ka ndërruar jetë pas një beteje të shkurtër me një kancer shumë të egër. Nuk ka fjalë për të përshkruar tronditjen dhe hidhërimin që ndjejmë”.

Lemmy, emri i vërtetë i të cilit ishte Ian Fraser Kilmister, lindi në vitin 1945. Nofkën e mori kur ishte në shkollë, edhe pse gjithmonë ka thënë se nuk e kishte idenë kush ia kishte ngjitur.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA