Minatorët mbetën të bllokuar në minierë, pronari vret veten

27/12/2015 16:35

Pronari i një miniere në provincën lindore Shandong të Kinës është vetëvrarë, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar 17 minatorë, të cilët prej dy ditësh janë bllokuar në minierë.

Një person humbi jetën të premten kur miniera u shemb, 4 të tjerë arritën të dalin, ndërsa 11 kanë mbetur të bllokuar.

Ma Congbo, kryetari i kompanisë “Yurong” që zotëron minierën, i dha fund jetës duke u hedhur në një minierë këtë të diel, raporton agjencia kineze e lajmeve, “Xinhua”. Shkaqet e vetëvrasjes janë ende të paqarta, por autoritetet kineze kanë ashpërsuar dënimin e punëdhënësit të cilët nuk kanë krijuar kushtet të përshtatshme për punë.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të krijojnë një hapësirë me anë të së cilës po i dërgojnë ushqime dhe ujë punëtorëve të bllokuar. Në këtë operacion shpëtimi po marrin pjesë më shumë se 700 persona.

Top Channel