“Brezi pa nënshtetësi”, mbi 680 mijë fëmijë refugjatësh të paregjistruar

27/12/2015 00:00

Krahas shumë sfidave të tjera, kriza e refugjatëve në Europë po gjeneron një tjetër problem që deri tani është lënë në hije, atë të mungesës së regjistrimit si shtetas për fëmijët e sapolindur të refugjatëve.

Ekspertët e kanë quajtur këtë fenomen si “brezi pa nënshtetësi”. Ligjet e gjendjes civile të Sirisë të kombinuara me masat mbrojtëse joefektive të Bashkimit Europian, kanë rritur rrezikun e mijëra fëmijëve me prindër sirianë, të ngelen pa regjistruar në gjendje civile.

Siria ka nje ligj të bazuar mbi gjininë, çka sipas tij, vetëm burrat mund të kalojnë shtetësinë tek fëmijët e tyre. E ndërsa OKB-ja vlerëson se 25% e familjeve të refugjatëve sirianë janë jetimë.

“Shumë prej atyre që janë zhvendosur në Eeropë janë gra që bashkëshortët mund të kenë vdekur apo humbur gjatë rrugëtimit si refugjatë”, tha Zahra Albarazi i Institutit për Mungesën e Nënshtetësisë, bazuar në Holandë.

Sanaa është shembulli konkret i një nënë 35-vjeçare e vetme që lindi vajzën e saj, Siba në Berlin vitin e kaluar. “Unë iu drejtova Ambasadës siriane në Gjermani dhe shpjegova gjendjen time, por ata thanë se nuk mund t’i  japin Sibas një pasaportë sepse babai duhet të jetë sirian dhe kushti i dytë ishte që prindërit duhet të jenë të martuar.

Sipas traktateve ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve, qeveritë janë të detyruara të japë shtetësinë për çdo fëmijë të lindur në tokën e tyre, pasi përndryshe ata mbeten pa nënshtetësi.

Por, disa vende të BE-së e kanë miratuar parimisht, e ndërsa kanë dështuar në zbatim. Agjencia e Refugjatëve vlerëson se të paktën 680.000 njerëz në Europë janë pa shtetësi, edhe pse ekspertët thonë se ka të ngjarë që shifra e vërtetë të jetë shumë më e lartë.

Ky është një problem madhor , pasi kur të rriten fëmijët nuk mund të regjistrohen në shkolla apo diplomohen, nuk mund të punojë legalisht dhe as të martohen.

Top Channel