Femra më elastike në botë

14/12/2015 00:00

I pëlqen gjimnastika dhe që prej moshës katërvjeçare nuk ka hequr dorë prej saj e falë punës dhe vullnetit sot konsiderohet si femra më elastike në botë.

29-vjeçarja Julia Guenthel, ose e njohur ndryshe si Zlata,  me origjinë ruse është në gjendje të “lidhë” veten në forma nga më të çuditshmet që e kanë bërë të thyejë disa rekorde në këtë fushë, duke u futur edhe në librin e rekordeve “Guinness”.

Së fundmi, Zlata është ndarë nga bashkëshorti i saj. Ajo është bërë pjesë e kalendarit për vitin 2016, ku tregon bukurinë dhe elasticitetin e saj, ndërsa shfaqet edhe tejet provokuese, duke synuar që bashkëshorti i saj ta kuptojë se çfarë ka humbur.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel