Tiranë, aktivitete tek sheshi i stadiumit “Selman Stërmasi”

13/12/2015 15:25

Hapësira publike pranë stadiumit “Selman Stërmasi” do të shndërrohet për 2 muaj në një tjetër shesh festimesh për komunitetin, ku gjatë fundvitit dhe në javët e para të vitit 2016 do të ketë një sërë aktivitetesh.

Bashkia e Tiranës nisi këtë të dielë aktivitetet e shumta, që sipas saj do të shpërndajnë në çdo lagje frymën e festave, pavarësisht kushteve modeste ku, sipas saj, ndodhet ky institucion.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit që mblodhi komunitetin, artizanët dhe prodhuesit lokalë dhe organizoi garat e hipizmit: “Përveç sheshit “Skënderbej” dhe “Nënë Tereza”, edhe ky shesh përballë stadiumit “Dinamo” është kthyer në një hapësirë fantastike për komunitetin. Kjo do të thotë që kur bashkia do, bashkia mundet”.

Sipas Veliajt, Tirana është një komunitet dhe si i tillë kujdeset që qyteti të ruhet, të mos vandalizohet dhe që të gjithë të shijojnë festat: “Tirana është epiqendra e festimeve dhe më vjen mirë që edhe emigrantët që kthehen për pushime, shikojnë një atmosferë evropiane në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA