Grabitja e 3.8 milionë eurove, “arrest me burg” për policët privatë
06/12/2015 14:20
Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 rojet e një shoqërie të ruajtjes fizike, pas grabitjes së 3.8 milionë eurove të enjten e kaluar në Qafë-Kashar.
“Arrest me burg” u dha si masë për administratorin e shoqërisë, Artan Mane, ndërsa vetëm për shoqëruesin e ngarkesës, Agron Lloha, u caktua masa e “arrestit shtëpiak”.
Seancat u zhvilluan me dyer të mbyllura për gjashtë personat e vënë nën akuzë për shpërdorim detyre.
Në deklarimet e tyre, rojet private u shprehën se, grabitësit i zunë në befasi dhe ata menduan se ishin punonjës të policisë së rendit edhe për shkak të veshjeve që mbanin.
Top Channel