Siguria në punë, Klosi: Ekzistojnë ligje të mira që duhen zbatuar
27/11/2015 14:15
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, ka vizituar një biznes në zonën e Lezhës që punëson kryesisht gratë dhe ka folur për punësimin dhe sigurinë në punë.
Klosi foli për formimin profesional të punëtorëve si një mundësi për të rritur punësimin. Ndërsa komentoi edhe ngjarjen e ndodhur në hidrocentralin e Lurës, ku humbi jetën një person.
“Kemi shumë për të bërë. Ligjet në fuqi janë shumë të mira, por kërkojnë implementim. Unë nuk ndihem shumë mirë për këtë rast, pasi kemi shumë punë për zbatimin e ligjit”, tha Klosi.
Luan Bregasi, si përfaqësues i biznesit, por edhe Gëzim Qato nga Bashkimi i Sindikatave, theksuan nevojën që ka biznesi për suportin e qeverisë në kuadër të formimit profesional.
Top Channel