Mace-robot për personat vetmitarë
					 19/11/2015 00:00					
				
				
								
			Hasbro ka menduar si të zgjidhë problemin e vetmisë. Nëse ju pëlqejnë kafshët, por përtoni të pastroni jashtëqitjen e tyre ose nuk doni të shpenzoni për ushqimin e përditshëm që kërkojnë, kompania ka nxjerrë në treg mace-robot.
Këto makineri që kushtojnë 99 dollarë mjaullijnë dhe i përgjigjen ledhatimeve njësoj si macet e vërteta.
Nuk keni pse t’i ushqeni apo t’i nxirrni shëtitje, por duhet t’i bleni herë pas here bateri të reja.
Top Channel