Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Molenbeek është një nga lagjet më të mëdha të Brukselit. I vendosur shumë afër Grand- Place, rreth 15 minuta në këmbë, kjo lagje njihet për shumëllojshmërinë e etnive që jetojnë aty.
3 prej personave të akuzuar si autorë të atentateve në Paris të premten e kaluar jetonin në këtë lagje.
“Njihja një nga autorët e sulmit, një shtetas nga Maroku, por ai ishte një shtetas i qetë, i sjellshëm. Unë nuk e di si arriti të kryente vetëvrasje”, shprehet Kujtim Memia, biznesmen shqiptar në Bruksel.
“Fiks Fare” mbërriti në Molenbeek ku policia ka kryer një sërë kontrollesh dhe arrestimesh. Gazetarët e “Fiks Fare”, shkuan në këtë lagje të Brukselit për të parë nga afër gjendjen dhe për të folur me shqiptarët që jetojnë aty.
30% e rreth 100 mijë banorëve që jetojnë në këtë lagje janë të rinj, gjysma janë të papunë. Tani më Molenbeek-u është kthyer në një zonë të pasigurt.
Ndiqni videon për më tepër…
Top Channel