Bruksel, alarm për bombë në zyrat e BE

16/11/2015 12:15

Alarm për bombë në atë që njihet si lagjia evropiane në Bruksel, ku ndodhen zyrat e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Lajmin e bën të ditur televizioni belg RTBF, sipas të cilit bëhet fjalë për një automjet të dyshimtë të parkuar pranë godinës së një prej institucioneve.

Ndërkohë, njoftohet se policia belge ka arrestuar një prej organizatorëve të sulmeve të fundit në Paris, Salah Abdeslam.

Top Channel