Britani, 7 sulme terroriste të shmangura në 6 muaj; shtohen fondet për 007-at

16/11/2015 11:40

Duke njoftuar investimin më të madh në shërbimet e sigurisë që nga sulmet terroiste të 7 korrikut 2007 në Londër, kryeministri britanik thotë se shërbimet sekrete britanike kanë mundur vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit të shmangin 7 sulme terroriste në Britani.

Ai tha se këto sulme ishin të përmasave më të vogla se sulmet e fundjavës në Paris. Cameron njoftoi se për të luftuar kërcënimet ndaj terrorizmit shërbimet inteligjente britanike do të rekrutojnë 1900 punonjës të tjerë si anlistë dhe agjentë për shëbrimin e brendshëm sekret MI5, atë të huaj MI6 dhe qendrën e përgjimeve GCHQ.

Përveç fuqizimit të shërbimeve sekrete, Britania do të shpenzojë më shumë edhe për sigurinë në aviacion. Duke folur për BBC, kryeministri Cameron tha se kemi të bëjmë me një “luftë gjenerate” kundër Shteti Islamik, i cili kërkon të shkatërrojë vlerat tona.

Kryeministri i këkroi britanikëve që të vazhdojnë jetën e tyre si më parë, në shenjë sfide dhe shtoi se ai do të merrte fëmijët tij për të parë ndeshjen miqësore të futbollit mes Anglisë dhe Francës, të martën në “Uembli” të Londrës.

Sakaq, autoritetet britanike kanë shtuar masat e sigurisë në kufi, pasi ekziston frika se xhihadistët mund të hyjnë me automjete apo anije për të kryer sulme terroriste.

Dy anijë të posaçme janë dislokuar për të interceptuar anijet të vogla të dyshimta që mund të sjellin ose xhihadistë ose armatim në territorin britanik.

Po ashtu po ushtrohen kontrolle dhe skanime të mauneve dhe roje me unifroma dhe qen policie janë duke bërë kontrolle nëpër portet e vendit.

Ka njoftime se edhe forcat speciale SAS janë duke patrulluar qendrat e qyteteve dhe qendrat e mëdha tregtare, ndërkohë që ushtria është në gatishmëri për ndërhyrje të shpejtë. Trupave speciale SAS njoftohet se u është dhënë urdhër të qëllojnë atentatorët terroristë në rastin më të parë.

Ndërkohë ka shqetësim në mesin e specialistëve se policia britanike ka vetëm 6 mijë oficerë të armatosur krahasuar me 270 mijë policë francezë dhe koha derisa këto forca të armatosura të mbërrijnë në një vendngjarje në rast sulmi terrorist është 20 minuta, çka mund të jetë shumë vonë.

Top Channel