Paris, dëshmitari në “Bataclan”: Terroristët na qëllonin një nga një

14/11/2015 00:00

“Terroristët po na qëllojnë një nga një”. Kështu është shprehur një nga personat që ishin marrë peng në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku u vranë 118 persona, ndërsa shumë të tjerë i shpëtuan plumbave pas ndërhyrjes së forcave speciale të policisë.

“Kam parë persona të shtrirë dhe gjak kudo. Kam dëgjuar dhe parë të plagosurit”, ka thënë njëri prej dëshmitarëve.

Benjamin Cazenoves, ka publikuar në “Facebook” mesazhe dëshpëruese nga brenda teatrit. “Jam akoma brenda “Batacaln”, situata në katin e parë është rëndë. Policia të mësyjë menjëherë. Ka të mbijetuar brenda, terroristet po i qëllojnë një nga një”.

Një tjetër dëshmitar rrëfen: “Terroristët ishin shumë të qetë. I kanë mbushur armët tre ose katër herë”. Një gazetar radiofonik, i pranishëm në sallën e koncerteve ka treguar se ka parë rreth 20 persona të vdekur.

Top Channel