Vajza shtiret si e dehur, ja reagimi i meshkujve

28/10/2015 17:10

Në epokën e internetit, eksperimentet sociale janë të shumta dhe përhapen me shpejtësi. Së fundmi, në Los Anxheles, një femer e paraqitshme pretendonte se ishte në gjendje të dehur dhe kamera e fshehtë vëzhgoi reagimin e meshkujve ndaj saj.

Një pjesë e mirë e tyre u përpoq të përfitojë, por pati edhe nga ata që u munduan të ndihmojnë.

Thuajse i njëjti eksperiment u zhvillua në Madrid të Spanjës, në mes të ditës, kur një aktore me forma të rregullta dhe e paraqitshme, u hoq si e dehur. Rezultati ishte tronditës; të gjithë meshkujt që iu afruan u përpoqën të përfitojnë prej gjendjes së saj.

Disa i ofronin një tjetër birrë për të pirë, të tjerë ta çonin në hotel me pretekstin se atje kishin karikues për telefonin e saj të fikur, në mënyrë që vajza ta ndizte atë dhe të telefononte miqtë e vet.

Eksperimenti është kryer nga “Centro Europeo Neurosalu”, një klinikë që ndihmon në rehabilitimin e personave të varur nga alkooli. Pyetja që ngrenë organizatorët është; nëse kjo ndodh në mes të një dite jave dhe në rrugë të mbipopulluara, çfarë mund të ndodhë mbrëmjet e fundjavës?

Top Channel