Një çift pensionistësh u tmerruan nga zhurma e madhe që u shkaktua në çatinë e shtëpisë së tyre. Kur e panë, bëhej fjalë për jashtëqitje të rëna nga një avion në fluturim.

Keith dhe Ruth Mead panë një grumbull urine dhe feçeje e cila kishte ngrirë pasi kishte rënë nga një lartësi prej 10 km, që goditi me shumë zhurmë çatinë e tyre.

67-vjeçarja Ruth e cila ishte në papafingo në momentin e ngjarjes, po fatmirësisht nuk pati dëmtime, tha se ishte një zhurmë e tmerrshme. “Mendova se dikush bëri aksident para shtëpisë sime. Falë Zotit nuk goditi asnjë, pasi mund t’i kishte vrarë”, vijon Ruth.

Keith pa tjegullat të thyera në rrugë dhe një vrimë të madhe të shkaktuar nga këto grumbuj akulli. Vetëm një prej tyre peshonte afërsisht gjysmëkilogrami. Çifti e futi në një qese mbetjen dhe e vendosi në frigorifer, në pritje të kërkesës së sigurimit të shtëpisë. Autoriteti i Aviacionit Civil merr përvit 25 raportime për ngjarje të tilla.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel