Bakteret “flasin” me njëri-tjetrin?!?!

22/10/2015 00:00

Ndoshta nuk do t’i shohim më “mikrobet” me të njëjtën përbuzje si më parë. Shkencëtarët kanë zbuluar se bakteret, zakonisht si organizma primitvë njëqelizor, mund të komunikojnë me njëri tjetrin në të njëjtën mënyrë si qelizat nervore të trurit të njeriut.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se njësoj si qelizat nervore bakteret mund të përdorin sinjalet elektrike “për të folur” me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, organizmat, që në dukje janë primitive, mund të sinkronizojnë veprimet e një kolonie prej miliarda bakteresh mikroskopike duke funksionuar si një “tru mikrobik”. Madje është zbuluar se koloni të veçanta mund të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe të koordinojnë veprimet e tyre.

Duke ekzaminuar kolonitë duke përdorur një tension me ngjyrë të ndjeshme fluoreshente, shkencëtarët kanë zbuluar se bakteret dërgojnë sinjale te njëri- tjetri duke liruar valët e grimcave elektrike të quajtura jone.

Shkencëtarët thonë se zbulimi mund të ndihmojë njerëzit të luftojnë mikrobet, veçanërisht në rritjen e numrit rezistent ndaj antibiotikëve. Mënyra se si bakteret komunikojnë është i ngjashëm me një proces të trurit njerëzor, të njohur si “cortical spreading depression”, e lidhur me migrenën dhe krizat epileptike. “Kjo sugjeron se disa ilaçe të epilepsisë apo migrenës mund të jenë efektive në sulmimin e këtyre kolonive bakteriale”, thonë shkencëtarët amerikanë.

Top Channel