Ikja e rinisë nga fshati Baldushk ka qenë një fenomen i zakonshëm gjatë viteve. Të rinjë dhe të reja, në kërkim të mundësive më të mira, janë munduar të përmirësojnë jetën e tyre duke emigruar.

Durim Ibraliu është rikthyer në fshatin e lindjes pas një dekade emigrim në Greqi. Atje Duro, siç e thërrasin miqtë, u bë mjeshtër i punimit të duraluminit, përvojë që mendoi ta vinte në punë pas kthimit në vitin 2004.

Çdo ditë atë e gjen në punishten e tij modeste, ku falë duarve të arta që ka, fshati  tashmë nuk e ka problem veshjet e dyerve dhe dritareve me materialin. Është i ndërgjegjshëm që të pushon në Baldushk me këtë profesion, nuk është maksimumi, por mendon se tashmë e ka krijuar klientelën e fshatit dhe banorët e zonën e njohim mirë cilësin e punës. Në një të ardhme planet janë më të mëdha. Nëse do ketë mundësi, Duro ka në mendje të zgjerojë punishten dhe pse jo të punësojë shumë të rinjë të fshatit, në mënyrë që të mos emigrojnë më.

Top Channel