Elisa Spiropali takohet me përfaqësues të Komisionit Evropian në Bruksel: Asnjë minutë për të humbur, ruajmë ritmin e përshpejtimit të negociatave Partia Demokratike bëri publike disa detaje të tjera, sesi kompani që kanë patur për pronar deputetë të mazhorancës ose njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama kanë përfituar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rreth 7 milionë dollarë.
“Milionat që OSHE ka dhënë për deputetë të Edi Ramës, kandidatë për kryetarë bashkie apo donator të Partisë Socialiste apo LSI-së, kryesisht janë ndarë me negociim pa shpallje gare. Me porosi; hajde dhe merr nga thesi ca miliona”, deklaroi Spaho.
Opozita akuzoi Operatorin e Shpërndarjes se miliardat e lekëve, që ua ka marrë qytetarëve edhe duke i burgosur dhe duke i çuar drejt vetëvrasjes, nuk po investohen në interes të publikut, por për të pasuruar klientet e kryeministrit Rama.
“Për çfarë duheshin marrë me dhunë këto para kur nuk investohet ne përmirësimin e furnizimit me energji e evidentuar tek hidrovorët që nuk punonin gjatë përmbytjeve apo tek ndërprerja e vazhdueshme e dritave kudo në vend. Këto para u duheshin marrë me dhunë qytetarëve që ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës të kapte 5 miliardë lekë për rikonstruksion zyrash. Sipas llogarive të bëra, ndërtuesit të Ramës i janë dhënë para për të bërë punime rregulluese që shkojnë 1639 euro metri katror. Ndërkohë që për të ndërtuar një godinë të re kostoja është 4 herë më e vogël”, tha Spaho.
Demokratët e bënë me kontrastin më të fortë, kur krahasuan sjelljen e Operatorit të Shpërndarjes me qytetarët dhe përfitimeve në miliarda lekë të njerëzve të qeverisë.
“Këto para u duheshin marrë me dhunë qytetarëve që të merrte pa tender Safet-kandidati i Edi Ramës në Kamëz, 850 milionë lekë për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike sikurse mori edhe kompania e Pjerin Ndreut, 340 milionë lekë. Kur ndahet torta nuk mungon i kudondodhuri i korrupsionit, Ilir Beqa, me kompaninë e tij Intech plus, që ngjeu lugën edhe me paratë e OSHE-së. 970 milionë lekë ka përfituar Sadri Abazi, një tjetër kanakar i Edi Ramës. Bëjnë pasuri me këto miliona deputetë dhe klientela e Edi Ramës, teksa lihen në errësirë fëmijë të porsalindur, pleq të vetmuar, dhe çohen në burg njerëzit e pamundur. Një korrupsion i pamasë e i pështirë qe tallet me skamjen dhe me jetën e qytetarëve të vendit”, përfundon Spaho.
Top Channel