Kur të vjedhin identitetin virtual…

21/10/2015 00:00

Në epokën e bumit të internetit, ku një pjesë e mirë e jetës dhe e zhvillimeve të rëndësishme ndodhin në rrjetet sociale, hakerimi po konsiderohet një profesion më vete. Dhe jo më kot, sepse përtej përfitimeve të drejtpërdrejta në terma monetare, thyerja e privatësisë së Vip-ave është një mundësi shumë e mirë përfitimi.

Po të kthehemi pas në kohë, në vitin 2010, Jessica Alba-s i “hacker”-uan telefonin celular, duke i nxjerrë foto nudo, të cilat ajo i kishte realizuar kur ishte shtatzënë. Fotot u publikuan në internet.

Edhe Scarlett Johanson iu “hacker”-ua adresa e email-it dhe interneti u pushtua gjithashtu nga fotot e saj nudo. Christopher Chaney u dënua me 10 vite burg pasi u shpall fajtor si përgjegjës i thyerjes së kodit të saj.

Në 2010-ën, telefoni i Mila Kunis u “hacker”-ua dhe fotografi të saj “topless” e shtrirë në shtrat me Justin Timberlake, u publikuan në sajtet më të famshme në botë.

Telefoni i Paris Hilton u “hacker”-ua nga një student në vitin 2005.

Në vitin 2014, foto nudo të Rihanna-s u publikuan gjatë fushatës masive të “hacker”-imit e njohur si “Fappening 2”.

Në 2012, fotot personale të Sofia Vergaras u “hacekr”-uan nga tel i ish-të dashurit të saj Nick Loeb.

Në vitin 2014, fotot nudo të Kate Upton u nxorën online pasi u “hacker”-ua kompjuteri i modeles së famshme.

Në vitin 2014, Kirsten Dunst ishte viktimë e një “hacekr”-imi masiv të “Icloud”. Më pas ajo ironizoi në “Twitter” shërbimin “Icloud” me fjalët “faleminderit Icloud”.

Telefoni i Jude Laë u “hacker”-ua dhe nga materialet romantike që u gjetën në të, përfituan gazetarët e “News of the World”.

Në vitin 2012 Hugh Grant përfundoi në gjykatë, duke denoncuar “hacker”-imin e telefonit të tij, gjë për të cilën u akuzua “The News of the World”.

Shqipëria, edhe pse në botë shumë më e ngushtë shoë bizi, ka pasur viktimat e saj të “hacker”-imit. Më të fundit janë “Blogerja” dhe modelja e njohur Aurela Hoxha, këngëtarja Ciljeta Xhilaga dhe modelja, Dorina Gegici.

Top Channel