“Unë jam qen i mirë! Ai e bëri!”

20/10/2015 00:00

Të gjithë kemi bërë prapësira kur kemi qënë të vegjël. Por si reagonim kur na akuzonin për diçka që nuk e kemi bërë? Sigurisht, duke spiunuar “përgjegjësin”, dhe duke hequr barrën nga vetja.

Një video zbavitëse tregon një qen që është futur në telashe duke bërë gjithë shtëpinë rrëmujë, e duke e gjetur veten të mbështjellë me letër higjenike.

Videoja është hedhur në Igmur me diçiturën: “Unë jam një qen i mirë! Ai e bëri!”. Një French Bulldog sheh direkt në kamera si në faj, teksa është i mbuluar me letër higjenike.

Kamera më pas kalon tek miku i tij, gjithashtu pjesë e meselesë. Kur pronari e pyet: “Ajo e bëri këtë rrëmujë? Kush e bëri?”, qeni heziton për një moment para se të ngrejë putrën drejt mikut të tij dhe të largojë veten nga telashet.

Top Channel