Profesioni? “Barack Obama”! Paga? 1500$ për shfaqje!

20/10/2015 00:00

Gjithçka nisi në vitin 2008 pas zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Xiao Juguo, 29 vjeç, i ka kaluar vitet e fundit duke punuar si një imitues profesionist, duke përdorur ngjashmërinë e madhe që ka me presidentin Barack Obama.

“Një ditë shkova të prisja flokët për shkak të vapës së madhe dhe një nga kolegët e mi, i cili ndiqte çdo gjë që kishte të bënte me Obamën, më tha se i ngjaja shumë Presidentit të Amerikës, në fakt unë nuk ia kisha idenë më të vogël se kush ishte ai”, shprehet 29-vjeçari.

Që nga ajo kohë, djaloshi përdor imazhin e tij në hapjet e kompanive të mëdha, festave të korporatave apo ceremonive private duke u paguar rreth 1500 dollarë për çdo shfaqje, e cila zgjat vetëm 10 minuta.

“Nuk flas mirë anglisht kështu që bëj sikur flas”, ka thënë Xiao. “Duket si një e folur si ajo e shumë njerëzve që nuk dinë anglisht edhe pse tingëllon si e tillë, por në të vërtetë unë nuk ja kam idenë së çfarë them”, ka thënë ai.

Xiao ka shtuar se në çdo fjalim ai merr me vete një asistent, i cili bën përkthimin në gjuhën kineze.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel