Sinatra: Do e shpëtoja Marilyn duke u martuar me të

19/10/2015 00:00

Një biografi e re e Frank Sinatras thotë se këngëtari legjendar dëshironte të shpëtonte Marilyn Monroe duke u martuar me të.

“Sinatra: The Chairman” është volumi i dytë i biografisë së James Kaplan për këngëtarin. Pavarësisht disa gjërave, thotë se Sinatra kishte një fiksim me Monroe dhe shpjegon se sa e mundur është që Sinatra të jetë babai i Ronan Farrow.

Mes viteve, Sinatra dhe Monroe kanë pasur disa takime të fshehta, por në 1961 u duk sikur gjërat po bëheshin serioze mes të dyve. Ka raportime të ndryshme se kush prej të dyve e dëshironte më shumë këtë gjë. Në këtë libër, Kaplan, thotë se menaxheri i talentuar Milt Ebbins, ka thënë se Sinatra e dashuronte atë më shumë.

“Nuk ka dyshime se Frank kishte rënë në dashuri me Marilyn”, thotë Ebbins. Por të tjerë persona thonë se bukuroshja bjonde ishte dëshpëruar që të martohej me legjendën e muzikës.

Jo shumë larg divorcit të Monroe me Joe DiMaggio, Sinatra dhe një lojtar bejzbolli u dehën dhe përfunduan duke thyer një derë, duke pritur që të gjenin aktoren duke fjetur me një burrë tjetër, shkruan Kaplan.

Për habi të tyre, ata gjetën Florence Katz, 35 vjece në atë kohë, e cila u tmerrua nga të dy burrat, sipas librit të Kaplan. Ata përfunduan duke i paguar Katz plot 7 mijë dollarë.

Top Channel