Piramida fluturuese aliene shfaqet në Brazil

19/10/2015 16:45

Një mjet fluturues në formë piramide dhe me ngjyrë të bronztë, ashtu si tek filmi fantashkencor, “Stargate”, u filmua mbi qiellin e Sao Paolos në Brazil duke ngjallur frikën e një pushtimi alien të Tokës.

Por, para se fshiheni në strehëzat e fundit të botës, ndoshta duhet të njiheni me faktin se filmimi është keyer më 14 qershor të këtij viti…të paktën sipas “UFO Sightings Daily”.

Pra, nëse vërtet po ndodh një pushtim i Tokës, alienët po luajnë fort.

Në fakt, imazhet pretendohet se janë kapur me një kamera Nikon P600 të afruar 60 herë, që do të thotë se objekti fluturues në formë piramide nuk është më shumë se madhësia e një gici.

Scott Waring, nga UFO Sightings Daily thotë që këto vizita të alienëve me piramida fluturuese, edhe gjigante, janë të zakonshme. Ai shton se një objekt i ngjashëm u filmua në Pelotas, po në Brazil, më 5 tetor të 1996.

“Madje piloti fluturoi për disa kohë përreth piramidës fluturuese, në majë të së cilës qëndronin objekte të tjera më të vogla fluturuese”, thotë ai në kanalin e vet në Youtube.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel