Në kërkim në Itali, arrestohet në Bllatë shtetasi maqedonas
05/10/2015 14:55
Një shtetas maqedonas është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian.
Burime zyrtare të policisë së Dibrës bëjnë me dije se Kastriot Krliu, 46 vjeç, banues i lagjes “Goce Dellçev”, në Dibër të Maqedonisë kërkohet nga Interpol Roma.
Ai është dënuar në shtetin italian nga Gjykata e Gjenova me 16 vjet burg për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni.
Top Channel