Skënderbeu, gati për në Moskë

29/09/2015 15:40

Skënderbeu ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Shqipëri, përpara nisjes drejt Moskës, ku ditën e enjte do të përballet me Lokomotivën e Moskës, ndeshje e vlefshme kjo për fazën e grupeve të kupës Europa League.

Pas pesë fitoreve radhazi në kampionat, korçarët kanë konfirmuar një gjendje shumë të mirë në Kategorinë Superiore, ndërkohë që arena europiane është tjetër gjë. Edhe pse disniveli i tyre me skuadrat e tjera në kampionatin shqiptar është i dukshëm, trajneri Mirel Josa kërkon diçka më tepër për paraqitjen në Europë.

“Kemi problem freskinë fizike të disa lojtarëve dhe të shohim se si do i alternojmë forcat. Lokomotiva e Moskës është një skuadër e organizuar, që luan fort dhe shpejt. Ne do të shkojmë të bëjmë një përfaqësim dinjitoz. Rezultatin nuk është determinant“, deklaroi Josa.

Kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar deri më tani një ndeshje të fazës së grupeve të vlefshme për Europa League, ndaj Beshiktashit në “Elbasan Arena“, ku janë mundur 0-1. Në Moskë sërish Skëndërbeu shkon si skuadra më e lehtë në letër se vendasit, që ndeshjen e parë e kanë fituar në Portugali 3-1 ndaj Sportingut.

Kjo ndeshje mes Lokomotivës së Moskës dhe Skëndërbeut do të trasmetohet si gjithmonë drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në paketën SuperSport të platformës Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA