Tre të arrestuar dhe dy persona në kërkim është rezultati i operacionit të policisë të koduar “Kropishti”, ku janë sekuestruar armë dhe drogë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë Xhevdet Koçiraj, 73 vjeç, Përparim Koçiraj, 48 vjeç dhe Julian Koçiraj, 48 vjeç. Atyre u janë sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov, 101 fishekë dhe një armë gjahu. Gjithashtu janë sekuestruar 119 kgdhe 4815 rrënjë kanabis sativa.
Sasia e drogës prej 119 kg, është gjetur në brendësi të stanit të tyre në fshatin Kropisht.
Parcela me sasinë e hashashit, të cilat janë asgjësuar, janë gjetur në afërsi të stanit të tyre. Lartësia e bimëve varionte nga 50- 120 cm.
Policia ka shpallur në kërkim Dritan Koçiraj, 38 vjeç dhe Enea Zenelaj, 23 vjeç, si bashkëpunëtorë të tre personave.
Top Channel