U shkelmua nga operatorja hungareze, refugjati sirian tani trajner në Spanjë

17/09/2015 10:30

Të gjithë e kujtojmë momentin e shëmtuar kur një operatore shqelmoi refugjatët dhe njëri prej tyre ishte Osama Abdul Mohsen me djalin e tij të vogël, Zaid. Sot ata mbërritën në aeroportin e Barcelonës, dhe Osama do të nisë një jetë të re si trajner futbolli në Madrid. 

Javën e kaluar ata ishin në titujt kryesor të gazetave pasi u xhiruan të shkelmoheshin nga operatorja hungareze Petra Laszlo teksa largoheshin në kufirin serbo-hungarez.

Babë e bir ishin bashkë me dhjetëra emigrantë që do të ccanin rrethimin e policisë për të përfunduar në Gjermani, ku mediat bën të ditur se Mohsen kishte punuar si trajner futbolli në Siri. Dhe tashmë stafi i një shkolle për trajner futbolli në Spanjë e ka marrë babain e devotshëm duke i ofruar ndërtimin e një jete në Getafe, si dhe duke e punësuar dhe strehuar.

Gruaja e Mohsen dhe dy fëmijët e tjerë të tij janë ende në Turqi, sipas Daily Mail. CENAFE, autoritet lokale spanjolle janë duke punuar për të sjellë dhe pjesën tjetër të familjes në Spanjë.

FOTO GALERI
2/3
Sot ata janë në Barcelonë, dhe Osama do të nisë një jetë të re si trajner futbolli.

Top Channel