Posedonte armë zjarri dhe tritol, pranga 67-vjeçarit

12/09/2015 18:45

Agjentë të policisë në Pogradec kanë sekuestruar pasditen e kësaj të shtune një arsenal armësh, si dhe kanë arrestuar poseduesin e tyre.

Lajmin e bën të ditur drejtoria lokale e policisë, sipas të cilës në pranga ka rënë shtetasi Spiro Muçllari, 67 vjeç.

Burimet saktësojnë se, në një magazinë në pronësi të personit në fjalë janë gjetur një armë automatike, 5.380 fishekë, 3 kallëpe tritol dhe dy thika.

Arrestimi është kryer nën akuzën e posedimit dhe shitjes së armëve luftarake, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA