Klosi viziton shkollën profesionale në Fier

12/09/2015 17:40

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Blendi Klosi, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor inspektoi këtë të shtunë shkollën profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier.

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Klosi pa nga afër ambjentet e shkollës dhe konviktin, si dhe bazën matriale ku nxënësit kryejnë praktikën në profilin bujqësor.

“Falë reformës, në shkollën “Rakip Kryeziu” këtë vit janë regjistruar në profilin bujqësor dhe atë të veterinarisë 200 nxënës. Tre vite më parë, në këto dy degë ishin regjistruar vetëm 7 nxënës. Qëllimi ynë është që të arrijmë në raportin që 50 për qind të kohës nxënësit ta kalojnë në klasë dhe 50 për qind në praktikë, pranë bizneseve”, tha Klosi.

Vetëm kështu, shtoi ai, nxënësit do të jenë të gatshëm për tregun rajonal dhe europian të punës.

Fluksi i regjistrimeve, sipas drejtorit të shkollës, është rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e tjera, pasi shkolla tashmë ka një profil bujqësor dhe veterinar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA