Kore e Jugut, 12 vite burg për njeriun që plagosi ambasadorin amerikan

11/09/2015 04:50

Kim Ki-Jong, personi që plagosi me thikë ambasadorin amerikan në Korenë e Jugut, është dënuar me 12 vite heqje lirie, duke u shpallur fjator në akuzën “vrasje në tentativë”.

Në mars të këtij viti, 56 vjeçari Kim, i njohur si nacionalist, sulmoi ambasadorin Mark Lippert me një thikë duke i shkaktuar disa plagë në fytyrë e duke detyruar diplomatin amerikan të qëndronte për 5 ditë në spital.

Para sulmit ndaj ambasadorit, Kim kishte qenë disa herë në Korenë e Veriut, për të cilin ka pasur hetime se mos ka qenë ndonjë urdhër nga vendi komunist për të vrarë ambsadorin amerikan.

Ki-Jong deklaroi se nuk kishte për qëllim që të vriste ambasadorin, por prokuroria argumentoi se forca e sulmit ishte e madhe sa që mund të kishte qenë fatale.

Top Channel