Qeni fans i çmendur i futbollit

31/08/2015 00:00

Prej disa vitesh futbolli ka dalë nga korniza e një sporti ekskluziv burrëror, por duket se po tejkalon kufijtë edhe të njerëzores.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi video ku tregohet një qen labrador me një shall të Portugalisë në qafë, i cili gëzon kur shënon gol skuadra e tij.

Bëhet fjalë për një video të ngarkuar në Youtube para më shumë se një viti, por që vetëm së fundmi po përhapet me shpejtësi.

Qeni i gëzohet golit të shënuar nga skuadra e tij “e zemrës”, Portugalia në ndeshjen e luajtur kundër SHBA-së në botërorin e zhvilluar një vit më parë në Brazil.

Top Channel