Rregulloni shtratin në mëngjes, do t’ju ndryshojë jetën

29/08/2015 00:00

Rregullimi i shtratit çdo mëngjes duhet konsideruar si një “detyrë shtëpie”. Në këtë mënyrë do të ndiheni më mirë para se të shkoni në punë, dhe do të ndjeheni mirë kur të ktheheni dhe pas një dite të gjatë të gjeni një shtrat të rregullt.

Por jo vetëm kaq. Huffington Post shkruan se rregullimi i shtratit në mëngjes është një zakon i mirë dhe për suksesin më të vogël në botë. Jo vetëm sjella utomatikisht fat dhe famë, por mbi të gjitha krijon një reaksion zinxhir të sjelljeve virtuoze.

Charles Duhigg, në librin e tij “The Povver of Habit”, thotë: Rregullimi i shtratit çdo mëngjes është i lidhur me një produktivitet më të mirë. Do të ndiheni më mirë dhe do të keni më shumë kapacitet të kontrolloni dhe menaxhoni financat”.

Të rregullosh shtratin është ajo që Duhigg e quan “një zakon kyç”, diçka që do t’i japë jetë një zinxhiri të zakoneve të tjera. Dhe siç është e ditur, nëse nisim mirë mëngjesin, mund të marrim vendime pozitive gjatë ditës. William H. Mc Craven, komandant i forcave speciale të Marinës Amerikane dhe shefi i sulmit që vrau Osama Bin Ladenin, jep të njëjtën ide gjatë një leksioni me të sapodiplomuarit e Universitetit të Teksasit.

Ai u sugjeroi ish-studentëve: Nëse doni të ndryshoni botën, niseni nga rregullimi i shtratit çdo mëngjes. Nëse e bëni, keni realizuar detyrën e parë të ditës. Do t’ju japë një minimum krenarie dhe do t’ju inkurajojë për një sfidë të re, e më pas një tjetër, e një tjetër. Dhe në fund të ditës, ajo detyrë e bërë do të kthehet në shumë punë të përfunduara”.
 
Nëse suksesi dhe produktiviteti nuk janë të mjaftueshme, bëhet e ditur se të bësh shtratin është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efikase për lumturinë. Gatchen Rubin, autori i shumë studimeve mbi lumturinë thotë: “Kur po bëja kërkime për librin tim mbi lumturinë, fakti i rregullimit të shtratit ishte në vend të parë gjithmonë në ndryshimet që kishin patur pjesa më e madhe e njerëzve në jetën e tyre”.
 
Prandaj, nëse dëshironi të përfundoni diçka që herët në mëngjes, për të ndërtuar një reagim zinxhir dhe veprime konstruktive gjatë ditës, niseni duke rregulluar shtratin. Do t’ju duhen vetëm pak minuta, por është një gjë e mirë.

Top Channel