Trump sfidon Facebook dhe kolosët e Hi-Tech

25/08/2015 00:00

Donald Trump i ka hedhur dorashkën e sfidës rrjetit social Facebook. “Punësoni amerikanë”, është thirrja e tij, që u drejtohet gjithashtu edhe sipërmarrjeve teknologjike si “Apple”, e motorit të kërkimit në internet “Google”.

Të dhënat e mbledhura nga CNN tregojnë se, 74% e amerikanëve të diplomuar në sektorët shkencorë punojnë në fusha të tjera dhe në 2012-n, niveli i papunësisë në radhët e tyre ishte 3%.

Për të frenuar këtë fenomen, miliarderi që aktualisht kryeson garën për nominimin republikan në zgjedhjet presidenciale, propozon t’u imponohet kolosëve të Hi-Tech vendosja e rrogave të larta për të huajt, çka do t’i shtyjë – sipas tij, – të kërkojnë talente brenda vendit.

Top Channel