Burri e tradhton, gruaja i vë zjarrin te vendi (Video)

18/08/2015 00:00

Një burrë nxori një mësim të vlefshëm pasi tradhtoi partneren e tij: të mos lërë kurrë të pambrojtur “armën e krimit”.

Pasi e mori vesh që i dashuri e kishte tradhtuar me një kolegen e saj, një grua vendosi që të merrte hak duke i vënë flakën mbathjeve që kishte veshur partneri gjatë kohës që ai ishte në gjumë. Për t’ia bërë me dije botës mbarë, ajo e regjistroi këtë agresion.

Në videon 30-sekondëshe, shihet se si gruaja i hedh açeton tek mbathjet dhe me çakmak i vë zjarrin. Brenda sekondës, burri zgjohet duke ulëritur.

“Më tradhton me kolegen time dhe mendove se nuk do e merrja vesh? Mblidh gjërat e tua dhe zhduku nga këtu”, dëgjohet të thotë gruaja në video.

Top Channel