Foshnja qëllohet me plumb në barkun e nënës, mbijeton

16/08/2015 00:00

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bangladesh. Najma, një e re e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, u gjend rastësisht mes plumbash gjatë një shkëmbimi zjarri mes fraksioneve politike në Magura.

Fatkeqësisht ajo u godit nga një plumb, i cili preku edhe foshnjën në barkun e saj.

Najma u dërgua me urgjencë për në spital dhe pas një ndërhyrje cezariane që zgjati më shumë se tre orë, mjekët bënë të mundur mbajtjen në jetë të foshnjës dhe nënës.

Plumbi kishte kaluar në shpatullën e djathtë të foshnjës së seksit femër, e cila u quajt Suraiya, ndërsa i kishte dëmtuar edhe njërin sy, por fatmirësisht nuk do t’i lërë pasojë vajzës, të paktën sipas mjekëve, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Ngjarja ndodhi rreth një muaj më parë, ndërsa nëna dhe vajza e saj u ribashkuan këtë të diel në një spital në Dhaka, të dyja në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel