8 kamionë shoqërojnë çiftin e sapomartuar në Fier (Video)

16/08/2015 00:00

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur këtë të diel në bulevardin kryesor të qytetit të Fierit.

Midis qindrave makinave që kishin mbushur këtë bulevard me taksitë e nuseve, janë dëgjuar edhe disa bori të fuqishme kamionësh, të cilët kanë shoqëruar çiftin e sapomartuar, por njëkohësisht edhe janë duartrokitur.

8 kamionë (maune) të zbukuruar për këtë ditë të shënuar  të dasmës kanë përshkuar bulevardin prej rreth 1 kilometër, ku qindra fierakë me kureshtje dhe habi kanë parë këtë ngjarje të veçantë, e cila ndodh për herë të parë në këtë qytet.

Mjetet shoqëroheshin edhe nga policia për të mos bllokuar lëvizjen.

Top Channel