Kryeministri i Libisë: Shteti Islamik po bën gjenocid

15/08/2015 00:00

Sipas kryeministrit të Libisë, Abdullah Al-Thani, shteti islamik po bën gjenocid në vendin e tij. Kjo është aresyeja pse e akuzon komunitetin ndërkombëtar. Sipas tij, Libia është lënë në harresë dhe askush nuk interesohet për të.

Madje, Organizata e Kombeve të Bashkuara ia ka vështirësuar situatën me embargon e armëve e municioneve, pa të cilat nuk mund të përballet me organizatën terroriste.

Njoftimi i kryeministrit libanez vjen menjëherë pas lajmit se në vendin e tij, Shteti Islamik ka masakruar 22 persona që ishin të shtruar për trajtim mjekësor në spitalin e Sirtës. Pas sulmit, terroristët i vunë flakën ndërtesës, bën me dije gazeta tuniziane “Al Wasat”.

Top Channel